Futboll Sport

Surpriza e madhe e merkatos, na e servir Luftëtari!

Luftëtari ka mësuar emrin e kundërshtarit në Europa League dhe tashmë po përgatiten për të kaluar turin. Letonezët e Ventspils janë rivali i skuadrës gjirokastrite, që do të ketë dy mungesa të rëndësishme në këtë tur. Mbrojtësi Jakovljevic është i dëmtuar, ashtu sikurse Eduart Rroca, ndaj edhe drejtuesit kanë lëvizur në merkato. Për prapavijën është marrë Nemanja Janicic, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Borac Banja Luka në Bosnje Hercegovinë.

Trajneri i ri Milos Kostic në urdhrat e tij do të ketë edhe portierin  Hrvoje Bukovski (VfB Oldenburg) dhe sulmuesi Romario Çekaj e Vladan Milosavljev (Trikala). Së shpejti pritet të zyrtarizohet marrëveshja me Erjon Vucajn, mesfushorin shkodran që ka nisur përgatitjet që prej ditës së hënë me bluzinjtë, por ende nuk është bërë publik marrëveshja me të. Fantazisti do të zërë vendin e Rrocës, që nuk mund të luajë në ndeshjet me Ventspils.

SURPRIZA E MADHE – Në janar Luftëtarit arriti marrëveshjen për shitjen e Kristal Abazaj dhe Dejvi Bregut. Ky i fundit është nën kontratë me Skënderbeun, por korçarët nuk do të luajnë në Europë. Nisur nga kjo, pritet që vlonjati të luajë ndaj Ventspils me Luftëtarin, sikurse shkruan “Panorama Sport”. Korçarët duan ta shesin Bregun dhe një paraqitje e mirë me bluzinjtë rrit shanset për të ndodhur diçka e tillë. Tashmë mbetet që Luftëtari ta zyrtarizojë këtë lëvizje të fundit të merkatos, që me të vërtetë do t’i gëzojë të gjithë tifozët në Gjirokastër. Shanset për kalimin në turin tjetër janë të mëdha dhe Luftëtari kërkon të mos i ike nga duart një mundësi e tillë.

Related posts

RUSI 2018/ Ky është lojtari më i shpifur i Botërorit

Sadik.Autor

Nadal “braktis” raketën, merr rol drejtues në garat automobilistike

Sadik.Autor

KA THYER REKORDET E PREMIER LEAGUES/ Salah i pandalshëm, shpallet futbollisti i vitit

Isa.Autor

Leave a Comment