Futboll Sport

Spanja e dënuar të fitojë me Iranin, Uruguai synon goleadën ndaj Arabisë Saudite

Në orën 17:00 në Rostov Arena, Uruguai 2 herë kampion bote, do të synojë të mposhtë me çdo kusht Arabinë Saudite për të siguruar edhe matematikisht kualifikimin në ruandin tjetër për të diskutuar në takimin e fundit vendin e parë në grup me Rusinë. Sot parashikohet të jetë dita e dyshes Cavani-Suarez. Përballë një Arabie Saudite që konsiderohet një skuadër shumë e dobët dy sulmuesit kanë shansin ideal për të gjetur rrugën e rrjetës.

Në orën 20:00 në Kazan Arena do të jetë radha e Spanjës. 1-herë kampionët e botës do të sfidojnë Iranin, në një sfidë direkte për vendin e parë në grup që aktualisht në mënyrë surprizuese mbahet nga përfaqësuesja aziatike. Tashmë jehona e largimit të Lopeteguit ka përfunduar dhe Spanja është totalisht e fokusuar te ndeshja nga Iranit ky ka vetëm një objektiv të marrë tre pikët. Me një Diego Costa në superformë por edhe lojtarë të shkëlqyer pas sulmuesit të Atleticos së Madridit si Iniesta, Isco e Koke, misioni pritet të jetë më i thjeshtë për La Rojan.

Related posts

DËMTIMI I RËNDË/ De Bruyne sfidon kohën dhe mjekët: Do të jem në atë ndeshje

Isa.Autor

“NA LA PA FRYMË”/ Alena Rodriguez, një trajnere “bombë” nga Hondurasi (FOTO)

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Pas një kundërsulmi “vrasës”, Gabriel Jesues ndëshkon Shakhtar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment