Futboll Premier League Sport

Tabloidi anglez konfirmon: “Sarri dhe Zola te Chelsea”

Një reduktim të klauzolës, një partner të veçantë, por para së gjithash, duhet përshëndetur një tjetër italian: Antonio Conte. Chelsea përshpejton, dëshiron Maurizio Sarri dhe bashkë me atë edhe një personazh që njeh shumë mirë ambientin në kampin blu, Gianfranco Zola. Referuar raportimeve të ‘Evening Standard’ klubi i Roman Abramovich është i gatshëm të rezervojë Pankinën Magjike për ish-trajnerin e Napolit, në eksperiencën e tij të parë jashtë Italisë. Zola, edhe ai me të kaluar te Chelsea, aktualisht ndodhet në Afrikën e Jugut, ku po komenton Botërorin për një televizion lokal.

Të mërkurën do të jetë në Londër, aty ku sipas të gjitha gjasave do të takohet me Sarrin. Chelsea gjithmonë sipas tabloidit anglez, ka gjetur akordin me Napolin. Nuk do të paguajë 8 milionë euro të parashikuar nga klauzola e largimit e skaduar më datë 31 maj, por më pak se 3.9 milionë. Kaq do të mjaftojë për të bindur presidentin De Laurentiis që ta lërë të lirë teknikun Sarri. Vetëm pastaj do të mund të nisë aventura londineze për trajnerin toskan.

Related posts

“JU DËRGOJ PUTHJE DHE GËZUAR PASHKËT”/ Vajza bukuroshe e ish-futbollistit tërbon rrjetin me pozat seksi (FOTO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas 12 minutash lojë, bomberi Lewandowski ndëshkon Dinamo Kiev me penallti (VIDEO)

Delo.autor

SKËNDERBEU-BYLIS/ Kapiteni Dita zhbllokon sfidën me 11-metërsh, protestojnë ballshiotët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment