Futboll Premier League Sport

Talenti premtues kërkon largimin nga skuadra e madhe Angleze

Marcus Edwards do të kërkojë largimin nga Tottenham këtë verë, pasi ka pranuar se nuk do të ketë mundësi të luajë me ekipin e parë të Maurizio Pochettino-s. Mesfushori 19-vjeçar është një nga talentet më të mëdha të Anglisë për moshën e tij, megjithëse ka luajtur vetëm 15 minuta me ekipin e parë të Tottenham.

Edwards debutoi në EFL Cup ndaj Gillingham në sezonin 2016/17 dhe shpresoi që do të vijonte progresin. Por nuk ndodhi kështu, me Pochettino që e huazoi te Norwich. Ai u rikthyer herët që në prill pasi bëri vetëm një paraqitje si zëvendësues ndaj Fulham.

Tottenham vazhdon të ketë besim te lojtari por Edwads kërkon të largohet për të luajtur rregullisht.

Trajneri më parë e ka përshkruar Edwards si “mini Messi”, një kompliment mbase i ekzagjeruar, dhe raportohet se në 12 muajt e fundit marrëdhëniet mes lojtarit dhe trajnerit nuk janë të mira.

Related posts

SHERRI TER STEGEN-NEUER/ Flet mbrojtësi i Bayern: Ai meriton më shumë…

Delo.autor

Përfundon zyrtarisht aventura me Partizanin, Fejzullahu: Më vjen keq për tifozët

Sadik.Autor

“E VËRTETA ËSHTË SE MAURO…”/ Wanda: Jam revolucion në futboll, Icardi më beson mua

F.autor

Leave a Comment