Futboll La Liga Sport

Toni Kroos mbron Sergio Ramos: Kapiteni spanjoll nuk është një lojtar…

Toni Kroos ka folur për revistën Augsburger Allgemeine përpara se Gjermania të udhëtojë në Rusi për Kupën e Botës.

Mesfushori ka dhënë mendimin e tij për sezonit që sapo është mbyllur, momentin e tij të mirë dhe gjithashtu ka mbrojtur shokun e ekipit Sergio Ramos, i cili është kritikuar për stilin e lojës.

Shanset e Gjermanisë në Rusi: “Mendoj se si ekip, kemi një përbërje të mirë. mendoj se nga kualiteti, ky ekip është i barabartë me atë të 2014, mbase edhe më i mirë. thjesht duhet të konsolidohemi në fushën e lojës.”

Gjendja fizike dhe lodhja: “Më duhen disa ditë për të kapur formën ideale. Kemi pasur një sezon të suksesshëm me klubin dhe normalisht që pëson një rënie. Pas disa ditësh do të jetë gjithçka njësoj ama.”

Dëmtimi i Mo Salah në shpatull nga Sergio Ramos: “Jam i sigurt se nuk kishte asnjë me dashje. Madje arbitri as nuk e akordoi faull. Ramos nuk është një lojtar agresiv. Jam mirënjohës që është kapiteni ynë; nuk kam parë asgjë që do të më bënte të mendoja se e ka bërë me dashje.”

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ KOSOVA do fitoren me Maltën në “vullkanin Fadil Vokrri”

Isa.Autor

LOJTARI HABIT KUNDËRSHTARËT/ Shënon të njëjtin gol kundër të njëjtit ekip në të njëjtën minutë pas… 7 vitesh

Isa.Autor

“JA PSE ZGJODHA ROMËN”/ Mourinho: Kjo është deklarata ime e fundit deri kur të nis zyrtarisht punën

Delo.autor

Leave a Comment