Futboll Sport

U tha se do firmoste me Flamurtarin/ Ilir Daja thotë fjalën e fundit para pushimeve

Superliga ka disa ditë që ka përfunduar ndërkohë që sot ka startuar zyrtarisht merkatoja e verës. Sikur në pjesën më të madhe të kampionateve edhe lojtarët e ekipeve shqiptare kanë marrë pushimet për tu rikthyer në fushë pas disa ditësh.

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja iu ka dhënë urdhër lojtarëve të bëjnë pushime aktive, që do të thotë të mos neglizhojnë stërvitjen individuale. Edhe pse tekniku ka konfirmuar se grumbullimi do të bëhet në datën 10 qershor, sërish për lojtarët është vendosur të mos rrijnë pasiv.

Daja iu ka kërkuar të tijve që çdo pasdite të jenë në palestër, zgjedhje kjo që është bërë me qëllim që kampionët të mos humbasin ritmin dhe formë aktuale.  Kujtojmë që ditët e fundit është folur për një mundësi të kalimit të Dajës te Flamurtari si trajner pas largimit të Shpëtim Duros, vendim ky i cili deri tani mbetet në kuadrin e fjalëve pasi nuk ka ende diçka zyrtare.

Related posts

E BUJSHME/ Dortmundi shumë pranë SUPER sulmuesit të BARCELONËS

Isa.Autor

Me tri qendra në Botëror, Anglia “kopjon” skemën e Antonio Conte

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ KOVAC në “fije të perit”: Ja emrat e mëdhenj për STOLIN e BAYERNIT

Isa.Autor

Leave a Comment