Futboll Sport

“Telashe” për yjet, topi i Botërorit favorizon portierët

Cristiano Ronaldo do të ketë një ketë një kundërshtar më shumë në Botërorin e Rusisë. Bëhet fjalë për ‘Telstar 18’, topi që do të përdoret gjatë gjithë këtij evenimenti i prodhuar nga kompania e veshjeve sportive ‘Adidas’.

Sipas asaj që publikohet te tabloidi britanik ‘The Sun’, ky top është prodhuar për të reduktuar ndjeshëm ndryshimin e drejtimit të topit, ndërsa është ende në ajër në rastet e ekzekutimit të goditjeve të dënimit me efekt, siç është rasti i yllit të Portugalisë.

Kjo do të thotë se në këtë pikë janë pikërisht portierët që do të favorizohen, duke qenë se shpesh ata janë bërë viktima të goditjeve të tilla, pasi e kanë pasur të vështirë përllogaritjen e trajektores së topit.

Tani mbetet vetëm për t’u parë nëse objektivi është arritur, kanë mbetur vetëm 2 ditë nga fillimi i ngjarjes më të madhe futbollistike.

Related posts

DËNIMI I UEFA-S PËR TRUKIM/ Klubi i njohur nuk ka shpresë, njofton tërheqjen nga kampionati

Delo.autor

Skuadrat që prodhojnë më shumë talente në Serinë A/ Juventus asgjëkundi, surprizon Milan

Q.Autor

EUROPA LEAGUE/ Luftëtari e mbyll me nderë por eleminohet nga Ventsplis

Isa.Autor

Leave a Comment