Futboll La Liga Sport

COPA DEL REY/ Barcelona realizon përmbysjen e madhe ndaj Sevillas, Braithwaite i dhuron finalen

Barcelona është kualifikuar për në finalen e Kupës së Spanjës pasi ka mundur Sevilla-n me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Katalanasit kanë arritur të përmbysin humbjen 2-0 të pësuar në gjysmëfinalen e parë dhe të fitojnë 3-0 në atë të kthimit në mënyrë dramatike.

Dembele ka zhbllokuar takimin me një magji në minutën e 12-të, por është dashur të pritet minuta e 94-t për golin e dytë të vendasve, që është realizuar nga Pique dhe që ka çuar ndeshjen në shtesë.

Në mes, një penallti e pritur nga Ter Stegen në minutën e 73-të ndaj Ocampos dhe një karton i kuq që ka lënë Sevilla-n me 10 lojtarë në minutën e 92-të.

Pesë minuta pas fillimit të shtesës së parë ka ardhur goli i Braithwaite, që i ka dhuruar Messi-t me shokë finalen e madhe. Megjithatë, polemikat nuk kanë munguar.

Sevilla, në fakt, ka kërkuar një penallti në minutën e 100-të për një prekje të topit me dorë në zonë nga ana e Lenglet, por arbitri nuk e ka akorduar pasi është konsultuar me VAR.

Barcelona do të ndeshet në finale me fituesen e çiftit Atheltic Bilbao-Levante.

Related posts

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Trajneri Josa merr një lajm të mirë dhe një të keq

Delo.autor

ANALIZË/ ‘Objektivi’ Lazio dhe plani ‘vrastar’ i Milanit për t’u rikthyer në Champions

Q.Autor

E BËN SËRISH! Wanda Nara, gjysmëlakuriq. Por gjithë vëmendja është për… (FOTO)

F.autor

Leave a Comment