Futboll Sport

Tirana e gjen në Maqedoni njeriun gol, firmos Blazhevski

Tirana ka nisur të përforocjë skuadrën me sytw nga  Kategoria Superiore. Pas konfrimimit të Ze Marias dhe rinovimeve të Erjon Hoxhallarit dhe Michael Ngoo ka ardhur goditja e parë në hyrje për bardheblutë. Dejan Blazhevski është afrimi më i fundit i 24-herë kampionëve të Shqipërisë.Sulmuesi maqedonas ka nënshkruar kontratën 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

32-vjeçari i cili mbulon rolin e sulmuesit prej 4 vitesh ka qënë titullar i padiskutueshëm tek Vardari i Shkupit duke u shpallur në 3 raste kampion i Maqedonisë. Në edicionin e shkuar Blazhevski gjeti rrugën e rrjetës në 8 raste , ndërsa gjtihsej me fanellën e Vardarit ka realizuar 36 gola.  Sezoni më i mirë në karrierë ka ardhur më 2013-2014-ën kur ishte pjesë e Turnovos, Blazhevski e mbylli edicionin me 19 gola. Ai ka qënë edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë ku është aktivizuar në 5 takime duke shënuar një gol.

Numrat në karrierën e Blazhevskit janë një kartëvizitë optimiste, megjtihatë mbetet për t’u parë nëse maqedonasi do të përshtatet apo jo me kampionatin shqiptar.

Ai pritet të formojë dyshen e sulmit sëbashku me Michael Ngoo duke qënë se Blazhevski aktivizohet edhe si anësor apo si sulmues i dytë. Klubi bardheblu ka nisur të vendosë në këtë mënyrë piketat në kuadër të rikthimit në Superiore.

Related posts

“E VETMJA GJË QË…”/ Usyk: Jam i aftë ta mposht Tyson Fury dhe t’ia shkurtoj gjuhën

Delo.autor

E BUJSHME/ Trajneri argjentinas mendon dorëheqjen, gati të marrë drejtimin e Realit

Delo.autor

DËSHPËRIM DHE NDJESË/ Humbja ndaj Juventusit, ja pakti i Hysajt me shokët e ekipit

Delo.autor

Leave a Comment