Futboll Sport

TRONDITËSE/ Pas Mascheranos, tjetër lojtar konfirmon largimin nga Argjentina

Pas eliminimit nga Kupa e Botës, mesfushori Lucas Biglia ka konfirmuar largimin nga Kombëtarja e Argjentinës. Argjentina humbi 4-3 në një ndeshje dramatike të 1/8 së finales kundër Francës.

“Bëmë paraqitjen më të mirë deri kur kaluam 2-1 në epërsi”, tha Biglia për Fox Sports, edhe pse ai nuk luajti fare në këtë ndeshje.

“Ky është futbolli. Po largohemi me trishtim të madh, sepse për disa nga ne ky është fundi. Shpresoj se lojtarët që na pasojnë do të punojnë me më pak presion dhe do ta dërgojnë Argjentinën aty ku e meriton”, shtoi ai.

“Për mua ka ardhur koha të largohem, të jem i sinqertë, sepse tani kemi një gjeneratë të re të pasur me talent dhe është koha e tyre”, theksoi Biglia.

Related posts

Teuta e Bledi Shkëmbit nuk ndalet/ Stërvitje intensive në ambient të mbyllur për durrsakët

Isa.Autor

SFIDA NDAJ ANGLISË/ Bajrami dhe Çekiçi do të luftojnë për një vend titullari, ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Rifillimi i kampionatit, mblidhet Asambleja e përgjithshme e FSHF-ës. Zhvillohet online

Delo.autor

Leave a Comment