Futboll Sport

Tronditet futbolli europian, ndahet nga jeta lojtari 18-vjeçar

Në Irlandën e Veriut, një futbollist i ekipit lokal të Belfastit Eamon O’Connor është ndarë nga jeta në mënyrë të pabesueshme ditën e hënë. Lajmi ka hidhëruar pa masë banorët e komunitetit lokal të Moyardit në Belfastin Perëndimor. Ngjarja tragjike është raportuar nga seksioni irlandez i prestigjiozes britanike “Mirror” (www.irishmirror.ie) por nuk ka dhënë informacione mbi shkaqet e ndarjes nga jeta të 18-vjeçarit.

Ekipi që ai përfaqësonte Newhill i ka kushtuar një falenderim të gjatë djaloshit irlandezoverior. “Eamon ishte një futbollist i jashtëzakonshëm kur na u bashkua në moshën 10-vjeçare. Ishte një shok i mrekullueshëm dhe i mbështeste miqtë e tij në çdo situatë. Aftësia e tij ishte rrallë dhe ishte që merrte kontrollin e takimit. Nuk do të harrojmë kurrë Eamon bashkë me kujtimet që  kemi ndarë bashkë, as fjalët tipike të tij kur i drejtohej  dikujt me fjalën ‘Dawg’! Pushofsh në paqe Eamon!”

Djaloshi kishte vetëm 2 javë që kishte debutuar me Belfast Celtic U-19 dhe në ndeshjen e parë ishte shpallur lojtari më i mirë.

Related posts

GJEST I MADH/ Menaxheri i Manchester City dhuron 1 milion euro për të ndihmuar Spanjën kundër koronavirusit

Delo.autor

JAVA E 27-TË E SUPERIORES/ FSHF bën ndryshime drastike në orare, ja takimet e radhës

Delo.autor

LIVERPOOL-MILAN/ Dudek bën zbulimin sensacional mbi penalltinë e pritur ndaj Shevchenko: Nuk e dija se ishte…

Delo.autor

Leave a Comment