Futboll Ligue 1 Sport

KA EDHE KËSHTU/ KAMERAT E FSHEHTA te PSG, “rregullat” e reja tërbojnë lojtarët (VIDEO)

Ka patur hapësirë për disa buzëqeshje në shtëpinë e PSG. 13 pikët avantazh në Ligue 1 ndaj Lille i dhurojnë qetësi kampionëve të Francës. Me lojtarë të ndryshëm që mungojnë për shkak se janë të grumbulluar me kombëtaret respektive, klubi është argëtuar duke i bërë një shaka atyre që kanë qëndruar në “Camp des Loges”. Të filmuar nga kamera të fshehta, ata janë informuar nga një funksionar i shtirur i Ligue 1 mbi 6 rregulla të reja të çuditshme para se Draxler të zbulonte gjithçka.

Gjithsesi, lojtarëve të PSG u është dashur pak kohë për të kuptuar se ishte një shaka. Aktori ka përmendur një seri rregullash shumë të çuditshme, duke habitur futbollistët. Dy të parat kanë befasuar Nkunku dhe Diarra: arbitri do të ketë një kamera në qafë dhe nuk do të lejohen më fjalët e pista në fushë, përndryshe lojtarët do të ndëshkohen me karton të verdhë.

Diarra ka reaguar menjëherë: “Kështu do të ketë 8 kartonë të kuq për ndeshje. Seriozisht e keni?”. Më pas ka ardhur radha e Rabiot të protestojë për ndalimin e pështyrjes në fushë: “Rregull i drejtë, por kështu nuk mund të pështyjmë në asnjë vend. As në fushë, as në dhomat
e zhveshjes, as në rrugë”.

Do të ndalohen edhe modelet e çuditshme të flokëve, një rregull që do të godiste kryesisht Nkunku, i cili është tallur menjëherë nga Rabiot. Rregullat e fundit kanë shkaktuar reagimin e Draxler dhe Dani Alves. Duhet të ngrihet dora për të folur me arbitrin dhe nuk mund të festohet më shumë se 10 sekonda pas golit, përndryshe do të vijë një tjetër karton i verdhë.

“Mos ia fut kot, është e pamundur të mendosh për këto gjëra gjatë ndeshjes. Në kolegj jemi këtu?”, ka thënë Draxler. Më pas ka ardhur reagimi i Alves për festimin e limituar: “Kur fillon festimi, në momentin kur shënohet goli? Ai është momenti më i bukur i futbollit”. Vetëm në këtë moment lojtarët kanë kuptuar se ka diçka që nuk shkon, me Draxler që ka zbuluar kamerën e fshehur dhe i ka dhënë fund shakasë, që deri në atë moment ka qenë shumë e suksesshme.

Related posts

“ISHTE TURPSHËM…”/ Rrëfehet gruaja që i jepte Ronaldos hamburger falas (FOTO)

F.autor

Humbet pasaportën/ Klubi gjerman merr vendim drastik për futbollistin anglez

Isa.Autor

ZYRTARE/ Liga kryesore e futbollit vendos datën për sezonin e ri, ja kur publikohet kalendari

Delo.autor

Leave a Comment