Futboll La Liga Sport

U dëbua nga Spanja/ Lopetegui miraton blerjen e re të Real Madrid nga Botërori

Referuar medias amerikane ESPN, futbollisti i përfaqësueses së Meksikës, Héctor Herrera, aktualisht i angazhuar në Kupën e Botës “Rusi 2018”, ka marrë bekimin dhe miratimin e trajnerit Lopetegui për të përforcuar mesfushën e Los Blancos. Mesfushori konsiderohet si një alternativë për zëvendësimin hipotetik të kroatit Mateo Kovacic, që pretendon më shumë minuta te madrilenët, ndërkohë që tashmë ka kërkuar zyrtarisht largimin.

Të njëjtën gjë ka aluduar edhe media meksikane “Reforma”, e cila që prej javës së kaluar, madje duke përmendur në favor të transaksionit edhe faktin që Lopetegui koincidoi me lojtarin gjatë kohës së tij te Porto. Herrera spikat për cilësinë e tij për të arritur në zonën kundërshtare, ndonëse nuk është një mesfushor golashënues. Në pesë sezonet e tij te Porto, Herrera ka shënuar në total 24 gola në 168 ndeshje. Ai ka fituar këtë sezon kampionatin portugez dhe gjithashtu një Superkupë të Portugalisë të fituar në tre sezonet e para me Porton.

Related posts

PËRBALLJA ÇEREKFINALE NË CHAMPIONS/ David Trezeguet: Mungesa e CR7 nuk përbën problem, janë…

Delo.autor

PLANI PËR YLLIN E MAN UNITED/ Agjenti Gilberto Silva: Fakti që ai nuk luan e fut atë në ankth, sepse klubi…

Isa.Autor

Luis Suarez nuk impresionohet nga respekti që Griezmann tregoi për…

Isa.Autor

Leave a Comment