Futboll Sport

U eliminua nga kartonët, ky është reagimi i trajnerit të Senegalit

Senegali u bë sot skuadra e parë që eliminohet nga një Kupë Bote për shkak të kartonëve.

Rregulli i vendosur nga FIFA për këtë edicion nxori jashtë skuadrën afrikane, pasi kishte më shumë kartonë të verdhë se Japonia, ndërkohë që pikët, golavarazhi dhe ndeshja direkte mes dy kombëtareve ishte në barazpeshë të plotë.

Por ndërkohë që të gjithë prisnin një reagim të fortë ndaj këtij rregulli, trajneri i Kombëtares senegaleze Cisse i çuditi të gjithë me deklaratën e tij pas ndeshjes.

“Senegali nuk u kualifikua sot sepse nuk e meritonte. Rregullat janë rregulla. Kjo është jeta dhe nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha tekniku përpara mediave.

Gjithashtu Cisse shtoi se numri i madh i kartonëve është si rezultat i përkushtimit të madh të ekipit të tij.

“Fakti që kemi marrë shumë kartonë të verdhë tregon përkushtimin tonë të madh në fushë”, deklaroi 42-vjeçari.

Related posts

Guri në kërkim të golit: Gjithkush ka vendin e vet në kombëtare, duhet që…

Isa.Autor

Bien pretendimet e Realit/ Spanjollët duan të transferojnë “dështakun” e Liverpoolit

Isa.Autor

KURIOZITETI/ Klubi francez nuk luan dot ndeshjet brenda fushe për shkak të një rregulli mbretëror prej 450 vitesh

Delo.autor

Leave a Comment