Futboll

Griezmann konfirmon se për të ardhmen do të vendosë para Kupës së Botës

Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, dëshiron ta zgjidhë të ardhmen para se t’i bashkohet ekipit kombëtar të Francës për Kupën e Botës në qershor, me Barcelonën që është e etur për ta transferuar atë.
Griezmann është lidhur shumë ngushtë me një kalim te Manchester United para këtij sezoni, para se përfundimisht të vendoste për të qëndruar në Atletico Madrid, transmeton Express.

Tani, Barcelona është favorite për ta transferuar Griezmannin, me mediat që shkruajë se ai është objektivi kryesor për sezonin e ardhshëm.

“Dua të udhëtoj për Rusi pa asnjë brengë. Nuk ka të bëjë me atë se ku do të luaj, por dua ta kem mendjen e qetë kudo qofsha”, ka thënë Griezmann për L’Equipe.

“Mund të jetë e bezdisshme por i kam thënë motrës sime se, pavarësisht se a qëndroj apo jo, kjo duhet të zgjidhet paraprakisht [para Kupës së Botës]. Ajo që më shqetëson më së shumti është se të gjithë më pyesin për këtë çështje”, shtoi ai. /Express/

Related posts

SKANDALI/ Dështon mbledhja e Shoqatës së Futbollit të Tiranës, Armando Duka shton 20 votues anonimë në vend të Shoqatave legjitime

F.autor

ËSHTË VETËM FILLIMI I MERKATOS/ Ja cilat janë 10 blerjet më të shtrenjta deri tani

Delo.autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Bayern përgatitet për lamtumirën e yllit, gjen zëvendësuesin tek rivalët

Delo.autor

Leave a Comment