Futboll Sport

“Udhëtimi i paharrueshëm” i Dritës/ Ja sa përfiton ekipi nga pjesëmarrja në kupat europiane

Skuadra e Dritës dje arriti të kalonte në turin e parë eliminator pasi mposhti 120 minutave kundërshtarët nga Gjibraltari Lincoln Red Imps 4-1. Nga kalimi i dy tureve paraeliminatore ekipi nga Gjilani ka arkëtuar një shumë të konsiderueshme fitimesh nga pjesëmarrja në Champions League.

Sipas rregullores së UEFA-s për shpërndarjen e fitimeve për ekipet pjesëmarrëse nga kalimi i turit të parë dhe të dytë paraeliminator Drita garanton 510 mijë €. Në raundin e parë e pret një kundërshtar me eksperiencë si suedezët e Malmos, të cilët janë favoritët e dukshëm përballë kampiones së Kosovës.

Edhe në rast skualifikimi Drita ka të drejtë të vazhdojë pjesëmarrjen në Europa LEAGUE në raundin e dytë dhe kjo i garanton edhe 260 mijë €. Nëse skuadra mbetet jashtë Europës, Drita merr një bonus për pjesëmarrje në kompeticioniet europiane 260 mijë €.

Në total kjo konvertohet në 1.3 milion € që shton në mënyrë të konsiderueshme buxhetin e klubit.

Related posts

ÇFARË EMOCIONESH/ Mbappe “terrorizon” Liverpoolin në “Anfield” (VIDEO)

Isa.Autor

LËVIZJE ME PIKATORE/ Ja lista e plotë e lojtarëve të Tiranës pas merkatos së janarit

Delo.autor

“Bomba” nga Franca: Sulmuesi i Juventus i është ofruar Parisit!

Sadik.Autor

Leave a Comment