Futboll Shqipëri Sport

PAS LARGIMIT NGA FSHF/ Çarçani rikthehet me emision të ri sportiv në kanalin…

Gerti Çarçani nuk do të jetë më drejtor i marrëdhënieve me publikun pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Së fundmi, është vetë ai që ka njoftuar për fundin e bashkëpunimit me institucionin e futbollit në vend, duke falënderuar presidentin Armand Duka si dhe sekretarin e FSHF-së, Ilir Shulku. Megjithatë ai nuk largohet nga bota e futbollit sepse bën me dije që do të vijë me një emision të ri sportiv, “Pressing” që do të transmetohet çdo të hënë dhe të enjte në ekranin e ABC Neës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Çarçani shkruante: “Miqte e mi! Pervoja dhe rrugetimi im si drejtor i komunikimit ne FSHF perfundoi. Kthehem andej nga dhe erdha, nga familja e medias dhe e ekranit. Qe nga kjo e enjte e ne vijim me gjeni ne televizionin ABC Neës me programin e ri sportiv “PRESSING” ne oren 22.00, ne nje rrugetim te gjate dhe te perbashket.

Nje falenderim shkon per Presidentin Armand Duka per mundesine qe me ofroi dhe bashkepunimin intensiv reciprok, si edhe per Sekretarin Ilir Shulku per suportin e perhershem gjate impenjimeve zyrtare. Sidoqofte, ishte nje pervoje shume e bukur.

Tashme si shume kolege te tjere kthehem ne ekran dhe ju pres atje….ne ABC News me PRESSING.
Cdo te hene dhe te enjte ne 22.00!”, përfundon ai.

 

Postimi i Carcanit

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Vllaznia zbret në fushë, stërvitja nis me 12 mungesa

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Djali i Rudi Vatës realizon nga një kënd i pamundur dhe i jep fitoren Celtic B (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Zgjedhjet në FSHF dhe finalja e Ligës së Konferencës, presidenti i UEFA-s nesër në Tiranë

Delo.autor

Leave a Comment