Futboll Sport

Uruguai e ka gjetur zgjidhjen për të mposhtur Portugalinë

Ish sulmuesi i Uruguait Diego Forlan mendon se kombëtarja e vendit të tij do të bllokojë 50% të kapacitetit të Portugalisë nëse ndal Cristiano Ronaldo-n.

Skuadra amerikano-latine është e vetmja në këtë botëror që nuk e ka pësuar një gol. Ndërkohë që kapiteni i luzitanëve ka shënuar deri më tani 4 gola.

“Ronaldo është një lider, mënyra se si ai shënon gola dhe sa të rëndësishëm që janë ato. Ne jemi ekip mbrojtës dhe kemi prapavijë me lojtarë mjaft të fortë.

Luzitani është një lojtar i madh por kam besim të mbrojtja e kombëtares sime. Nëse e ndalim atë, bllokojmë 50% të Portugalisë. Nuk kam frikë, por duhet të tregojmë kujdes, duhet të jemi më shumë të përqendruar se në takimet e tera. Por nuk ka pse të ndryshojmë vetëm se do të përballemi me Portugalinë”, tha Forlan.

Kurse bomberi i kombëtares, Luis Suarez ka një paralajmërim për Ronaldon. Të dy e njohin mirë njëri-tjetrin dhe janë rivalë në La Liga, i pari me Barçën, e dyti me Realin.

“Unë ndihem shumë më mirë se në ndeshjen e parë. Kur vjen puna te rivaliteti me Ronaldon, ne gjithmonë japim më të mirën për ekipet tona për të arritur rezultate sa më të mira. Kjo është Kupa e Botës dhe natyrisht ne të gjithë po luajmë dhe po i mbrojmë ngjyrat e përfaqësueseve tona. Secili do të jap më të mirën për ta treguar këtë”, deklaroi ylli i blaugranave.

Related posts

Indiani udhëton me biçikletë drejt Rusisë për të takuar Messin

Sadik.Autor

(FOTO) Sot janë Krishtlindjet, nuk do ta besoni ku ndodhet Mavraj

Q.Autor

Parma shkruan historinë dhe rikthehet në Serie A!

Sadik.Autor

Leave a Comment