Futboll Seria A Sport

DËSHTON SHITJA/ Sulmuesi i Milanit rikthehet në stërvitje

Futbollisti i Milanit, Samu Kastijeho u përfol për një transferim në Rusi te skuadra e CSKA-së së Moskës në këtë merkato verore, por bisedimet kanë dështuar dhe mesfushori është rikthyer në stërvitje me kuqezinjtë.

Shkak është bërë oferta e ulët e klubit rus e cila nuk është pranuar kurrsesi nga drejtuesit e Milanit, por as spanjolli nuk ka qenë fort i bindur për projektin që iu ofrua.

Kastijehon tanimë do ta shpresojë nga stoli pasi paraqitjet e dobëta me Milanin dhe marrëdhëniet jo të mira me tifozët kuqezi e kanë nxjerrë jashtë planeve të Piolit.

26-vjeçari duhet të presë merkaton e dimrit për të gjetur një destinacion të ri pas 3 viteve “të thata” në Milano ku në 82 ndeshje ka shënuar vetëm 7 gola.

Related posts

ZYRTARE/ Hierro refuzon pankinën, Spanja pa trajner dhe drejtor sportiv

Isa.Autor

LIVERPOOL-CHELSEA/ “Të Kuqtë” kalojnë në epërsi, shënon Mane

Delo.autor

ZYRTARIZOI TRAJNERIN SARRI NË STOLIN E KLUBIT/ Presidenti i Lazios: Përfunduam zotimet që bëmë në…

Delo.autor

Leave a Comment