Futboll Sport

Uruguai-Portugali/ Ronaldo sfidon mbrojtjen më të mirë të Botërorit

Emocionet e Botërorit do të vazhdojnë mbrëmjen e së shtunë (20:00) me një ndeshje që premton të jetë e paparashikueshme nga minuta e parë tek e fundit. Dy herë fituesit e Kupës së Botës, Uruguai, do të përballet me kampionët në fuqi të Europës.

Fituesi i kësaj sfide do të ndeshet me fituesin e Francë-Argjentinë në çerekfinale. Ky është Botërori i tretë radhazi që Uruguai ka arritur të kualifikohet në fazën me eliminim direkt, ndërsa Portugalia ka përmirësuar ecurinë e 2014-ës, ku është ndalur në fazën me grupe.

Edhe pse prania e asnjërës prej këtyre dy skuadrave në këtë fazë të kompeticionit nuk është një surprizë, të dyja kanë patur vështirësi ndaj kundërshtarëve inferiorë në fazën me grupe. Uruguai, gjithsesi, do të paraqitet në këtë fazë si e vetmja skuadër që nuk ka pësuar akoma asnjë gol, teksa ndeshjen e fundit të grupit, kundër Rusisë, e ka fituar 3-0.

Ndërkohë, ndeshja e fundit e Portugalisë ka ngritur disa dyshime në lidhje me cilësinë e skuadrës që ka rrezikuar të eliminohej në grupe nga Irani. Pas fitores së Kupës së Botës në 1950-ën, vendi i katërt i arritur gjashtë dekada më vonë mbetet ecuria më e mirë e kombëtares amerikanojugore. Cristiano Ronaldo, Luis Suarez dhe Edinson Cavani do të jenë tre yjet e kësaj sfide.

I pari gaboi një penallti kundër Iran-it, por ka pak mundësi që kjo të ndikojë te morali i portugezit, i cili ka një besim të madh ne vete dhe ky mentalitet ndikon edhe tek ekipi i tij.
Dy sulmuesit e Uruguait do të jenë problematikë për mbrojtjen e portugezëve. Të dy kanë shënuar në ndeshjen e fundit të grupit.

Shifra dhe Fakte
– Këto dy kombëtare nuk janë ndeshur kurrë më parë në Kupën e Botës, me një barazim 1-1 (në 1972, Kupa e Pavarësisë) që ka qenë takimi i fundit.

– Nëse Uruguai shënon i pari, ndeshja mund të konsiderohet e mbyllur. Në të gjashtë fitoret e fundit të marra nga uruguaianët, ata kanë shënuar të parët dhe nuk kanë pësuar gol.

– Portugalia nuk ka pësuar asnjë humbje në gjashtë ndeshjet e fundit dhe hera e fundit që janë mundur nga një ekip amerikanojugor ka qenë në 2013-ën.

Related posts

ISHTE PERFEKT NDAJ BENEFIKËS/ E gjithë Europa në garë për yllin e mbrojtjes së Interit

F.autor

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Fundosen verilindorët, Pervan shënon të tretin

Delo.autor

YLLIT KROAT NJË HAP LARG ARSENALIT/ Marotta shet Perisic, por me një kusht

Delo.autor

Leave a Comment