Futboll Seria A Sport

Vajushi e mbyll me Avellinon, por mbetet në Serinë B

Pasi ka mbyllur sezonin me Avellinon, Armando Vajushi është rikthyer tek Pro Vercelli, skuadra që nuk siguroi qëndrimin në Serinë B dhe që zotëron kartonin e sulmuesit shkodran. Pikërisht rënia një kategori më poshtë ka bërë që tek skuadra nga Vercelli të jenë elementë të cilët të kërkohen në merkato.

Njëri prej tyre është edhe Vajushi që mesa duket rikthimin tek ky ekip e ka të përkohshëm. Drejtori sportiv i Pro Vercellit, Massimo Varini ka bërë të qartë situatën mbi të ardhmen e sulmuesit shkodran pas rikthimit nga huazimi tek Avellino.

“Besoj se sulmuesi nuk do të ndalet në Vercelli pasi kam folur me menaxherin e tij dhe ka disa oferta për të”, është shprehur drejtuesi i klubit.

Vajushi luajti gjysmën e parë të sezonit tek Pro Vercelli, ku në 13 ndeshje luajti 652 minuta, duke shënuar një gol, ndërkohë që me Avellinon në 9 ndeshje u aktivizua në 521 minuta, duke shënuar po një gol.

26-vjeçari pati një formë në rritje gjatë ecurisë së sezonit, aq sa fitoi grumbullimin në kombëtare pas një mungese të gjatë. Megjithatë gjërat nuk shkuan si duhet për shkodranin, i cili pësoi një dëmtim që e largoi nga dy miqësoret me Kosovën dhe Ukrainën, ndeshje të cilat shiheshin si një vitrinë për sulmuesin, që mund të fitonte vëmendjen e klubeve që janë vënë në gjurmët e tij.

Related posts

70 MILIONË EURO PLUS YLLIN E EKIPIT/ Propozimi i “çmendur” i Realit për yllin e Serisë A…

Delo.autor

KLUBIT I RREZIKOHET MBYLLJA E MERKATOS/ Mbrojtësi i Kukësit fiton 180 mijë euro

Delo.autor

ÇFARË NDODHI? Kërcënohen në mes të Botërorit futbollistët e kombëtares së njohur: Do ju torturojmë familjen nëse…

F.autor

Leave a Comment