Futboll Sport

Bierhoff, kundër Özil: Duhej të kishim shkuar pa të në Kupën e Botës

Drejtori sportiv i Gjermanisë, Oliver Bierhoff, tha se ata duhet ta kishin konsideruar shkuarjen në Kupën e Botës së Rusisë pa praninë e Mesut Ozil, sidomos pas polemikave që u ngritën mbi foton e bërë prej tij dhe lkay Gundogan me presidentin e Turqisë, Tayyip Erdogan.

Özil, një gjerman me origjinë turke dhe pjesë e “Mannschaft”, që fitoi Botërorin në vitin 2014, mbolli polemika në vend, pas fotografive të tij me shokun e skuadrës, gjithashtu me origjinë turke, Ilkay Gundogan, me presidentin turk.

Lojtari i Manchetser City ofroi një “apologji” pas eliminimit zhgënjyes të Gjermanisë nga Botërori, ndërsa mesfushori i Arsenalit heshti. “Deri tani, ne kurrë nuk i kemi detyruar lojtarët e ekipit kombëtar për të bërë diçka, por gjithmonë përpiqemi t’i bindim ata. Kjo nuk është arritur me Mesut dhe ndoshta duhej të kishim konsideruar shkuarjen pa atë në Kupën e Botës, – tha Bierhoff në një intervistë me gazetën gjermane “Die Welt”.

– Ne duam deklarata të hapura dhe të ndershme, jo të zbutura, apo të rregulluara. Fakti është se Mesut, për arsye të dukshme dhe specifike, nuk mund të kishte thënë atë që kërkohej. Unë mendoj se fotot e Mesut dhe Ilkay nuk e mërzitën ekipin, por debati ka mbetur. Në retrospektivë, unë duhej të isha përpjekur për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë të qartë”.

Related posts

RUSI 2018/ Angli, federata i bën “bllok” bashkëshorteve dhe të dashurave të futbollistëve

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Një SHQIPTAR në formacionin më të KEQ të historisë së Botërorit

Isa.Autor

COVID-19/ Ndryshon protokolli i Serie A prej pandemisë: Detyrim për të luajtur me të paktën 13 lojtarë

Delo.autor

Leave a Comment