Futboll La Liga Sport

VAR “anonim” në Spanjë, trajneri i “Furisë së Kuqe” informohet përpara nisjes së Botërorit

Spanja renditet ndër skuadrat favorite të Botërorit, por për trajnerin e “Furisë së Kuqe” Julen Lopetegui skuadra duhet të jetë e përgatitur për çdo situatë të paparishikueshme.

Sistemi VAR do të zbatohet për herë të parë në historinë e një kampionati botëror, kurse në Spanjë ajo do të implementohet në La Liga sezonin e ri. Modeli audioviziv i gjykimit ka hyrë në disa kampionate europiane: Portugali, Itali dhe Francë.

Tekniku skuadrës iberike kërkon nga djemtë e tij të jenë në gadishmëri të plotë në sfidën e parë të Botërorit ndaj Portugalisë dhe njohja e sistemit VAR nga luzitanët mund t’i favorizojë ndaj fqinjëve spanjoll.

“Nuk ka asnjë pikë diskutimi. VAR është përdorur dhe do të zbatohet dhe këtu. Duhet ta pranojmë dhe të përshtatemi me të”, deklaron për mediat trajneri 51-vjeçar i Spanjës.

Lopetegui ka folur për këtë çështje në konferencën para ndeshjes me Tunizinë dhe është konsultuar me presidentin e Shoqatës spanjolle të Arbitrimit për funksionimin e sistemit që asiston arbitrat në çdo ndeshje.

Related posts

PAS BARAZIMIT NË “CAMP NOU”/ Real Madridi vazhdon ta ruajë rekordin e vet në “El Clasico”

Delo.autor

MERKATOJA E BUJSHME/ Derbi Milanez në sulm, gati ankandi 100 milionë euro për yllin e Lazios

Delo.autor

Rivalitet edhe në tribuna/ Gratë e futbollistëve të gjitha kundër…GEORGINËS (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment