Futboll Seria A Sport

Mancini zbulon formacionin/ Me Holandën tregojmë punën e bërë

Italia e Mancinit do të luajë sot në mbrëmje miqësoren e tretë dhe të fundit, para se lojtarët të nisin pushimet, për t’u rikthyer më pas në shtator e ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Në “Allianz Stadium” të Torinos, në orën 20:45, përballë Italisë do të zbresë Holanda, një tjetër e munguar e madhe e kampionatit botëror “Rusi 2018”.

Të dy skuadrat kanë një histori për t’u respektuar, por që nuk po kalojnë një periudhë aspak të mirë dhe ndodhen në fazë riorganizimi, për t’u rikthyer në nivele të larta.

Natyrisht që ky do të jetë testi më i mirë për Mancinin, që të shohë se si do të sillet skuadra e tij përballë një kundërshtari të përafërt për nga cilësia dhe niveli.

Trajneri i “axurrëve” ka vlerësuar sfidën e nesërme, ndërsa ka zbuluar edhe formacionin me të cilin Italia do të nisë takimin ndaj holandezëve.

“Është një ndeshje e rëndësishme për të parë ku jemi dhe ku duhet të përmirësohemi. Kemi luajtur me një skuadër më të dobët dhe një më të fortë, ndërsa tani do të kemi një skuadër që është në të njëjtit stad përgatitor me ne. Nesër në mbrëmje dua të shoh se sa jemi përmirësuar në këtë grumbullim, për të vënë piketat e punës për sezonin e ri, duke filluar nga shtatori”, deklaroi Roberto Mancini.

Ky është formacioni i Italisë: Perin; Zappacosta, Caldara, Romagnoli, Criscito; Jorginho, Cristante; Bonaventura, Insigne, Verdi e Belotti.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Juventus mposht Zenit falë golit të Kulusevskit

Delo.autor

ÇËSHTJA E YLLIT ARGJENTINAS/ Gentile: Largimi i Dybala do të ishte goditje e rëndë për Juventusin

Delo.autor

PO SHKËLQEN ME JUNAJTID/ Solsjkaer zbulon prapaskenën: Më bindi Ronaldo për ta afruar në ekip

Delo.autor

Leave a Comment