Futboll Sport

Veseli: Me Kosovën gabuam të gjithë, të marrim përgjegjësitë tona dhe të reagojmë

Në konferencën për shtyp janë paraqitur sot në mesditë dy mbrojtësit e qendrës të kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti dhe Frederik Veseli. Të dy ishin titullarë në ndeshjen me Kosovën, ku kuqezinjtë u mundën thellë dhe luajtën shumë dobët.

Veseli ka pranuar se Kombëtarja ishte në një ditë të keqe dhe nuk ishin etëm gabimet e mbrojtjes ato që sollën atë humbje turpëruese:

“Nuk ishte vetëm mbrojtja në ditë të keqe në ndeshjen miqësore me Kosovën. Ishte i gjithë ekipi që luajti keq atë ditë. Kuptohet që është fundi i sezonit dhe ndoshta edhe lodhja bën të vetën, por në Kombëtare të gjithë vijnë me dëshirë për të dhënë maksimumin.

Nuk është se ishte përgatitur keq ndeshja e fundit. Duhet të marrim të gjithë përgjegjësitë tona për atë ndeshje, që duhet harruar sa më shpejt dhe kemi rastin ta bëjmë në miqësoren me Ukrainën.

Diskutimet me trajnerin para stërvitjes? Ai gjithmonë në mbledh para seancave stërvitore dhe na tregon për situata të ndryshe në stërvitje dhe në ndeshje. Nuk ka diçka të jashtëzakonshme në këtë rast. Ka pasur gabime në ndeshjen e fundit, por është me rëndësi të reagojmë në vazhdim”, –  u shpreh mbrojtësi i Empolit në Serinë A.

Related posts

Debutim “përrallor” për Mezanin, Luftëtari mposht Teutën në “shtëpi”

Isa.Autor

“AKORD NË LONDËR, NË SPANJË NUK KANË DYSHIME”/ Zbulohet trajneri i ri i Barcelonës, Xavi në pritje të shkarkimit

F.autor

ISLANDË-SHQIPËRI/ Tjetër rast i rrezikshëm për Kombëtaren, topi përfundon ngjitur me traversën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment