Futboll Seria A Sport

Lajm fantastik për tifozët e Interit, para ndeshjes vendimtare me Lazion

Mauro Icardi ka vendosur të qëndrojë te Inter. Sulmuesi argjentinas ka gëzuar tifozët e “zikaltër” duke publikuar fotografi të shtëpisë së tij të re në qytetin e Milanos.

Kështu, Icardi duket se ka hedhur dyshimet se kërkonte ta ndërronte mjedisin pas përfundimit të këtij sezoni.

Icardi është futbollisti kryesor i Interit por me paraqitjet e mira te skuadra nga Milano ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë edhe Real Madridin. Madrilenët e shikojnë 24 vjeçarin si pasuesin ideal të Kerim Benzema.

Related posts

Udhëtimi “sekret” i Ronaldos, portugezi zbarkon në Torino (VIDEO)

Isa.Autor

Presidenti TAVO vendos për trajnerin slloven, LUFTËTARI zyrtarisht pa “TIMONIER”

Isa.Autor

Mbyllet pjesa e parë/ KOSOVA “ngrin” rezultatin për 45 minuta në Nations League

Isa.Autor

Leave a Comment