Bundesliga Futboll Sport

Vidal habit të gjithë, e ardhmja është kuqezi!

Arturo Vidal është një prej lojtarëve më të dhënë pas rrjeteve sociale. Shpesh ai poston foto dhe video në Instagram ku nuk lë pa bërë “tag” edhe shokët e skuadrës dhe familjarë gjatë “bëmave të tij”. Kështu që nuk është aspak çudi që kileni ka pranuar të intervistohet nga një kanal brazilian në YouTube, Pilhado, ku flet ndër te tjera për Botërorin por edhe të ardhmen e tij.

E pasi zbulon se në Botëror do të bëjë tifo për Brazilin, duke qenë se Kili nuk ka arritur të kualifikohet, Vidal flet edhe për të ardhmen personale, që duket gjithnjë e më shumë larg nga Bayern. Por edhe pse e kërkojnë Napoli e Inter, 31-vjeçari duket se ka vendosur të veshë fanellën kuqezi… të Flamengos!

Mund të duket e habitshme që edhe pse ka akoma disa vite për të dhënë në futbollin e madh, vidal të zgjedhë të largohet drejt Brazilit, gjithsesi nënjë emër legjendë të ftubollit amerikano-jugor dhe atij botëror. “Flamengo më pëlqen. Jam shumë i lidhur me Renato Auguston, i cili është një mik shumë i mirë dhe që më ka folur për klubin dhe tifozët. Do të më pëlqente të përjetoja atë energji. Të luash te Flamego do të ishte ëndërr, nëse duan të më kontaktojnë unë këtu jam. Mund të fitojmë Kupën Libertadores, kampionatin brazilian, gjithçka”.

Një lajm i mirë ky për tifozët e klubit brazilian të cilëve iu largohet talenti Vinicius Jr. për te Real Madrid dhe zëvendësimi i tij me Vidal do të ishte ideal. Edhe vetë lojtari ndoshta kërkon që të luajë i shpenguar vitet e fundit të karrierës pasi ka treguar vlerën e tij në Gjermani dhe Itali. Edhe pse Ancelottit te Napoli do t’i bënte vërtet punë.

Related posts

BRAZIL – ARGJENTINË/ Nga statistikat që flasin në favor të Brazilit deri te zëvendësimi i Messit nga Simeone

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ FULHAM/ Mourinho: Paraqitja e pjesës së dytë nuk ishte aq i mirë, fajin e ka…

Isa.Autor

SKANDAL NË NBA/ 18 ish-basketbollistë vihen në prangat e policisë, ja për çfarë akuzohen…

Delo.autor

Leave a Comment