Futboll Sport

Vllaznia në ankand/ Klubi shkodran nuk mund të shitet më pak se 507 milionë lekë të vjetra

Vllaznia ra nga Superiorja, ndërkohë që të gjithë e shohin fajin te varësia e klubit nga pushteti lokal. Eshtë provuar në vendin tonë se skuadrat e futbollit pa president janë të destinuara të dështojnë në garat ku marrin pjesë. Në këtë sens, por “pas pilafit”, sikurse thotë populli, drejtuesit e Bashkisë së Shkodrës kanë vendosur ta nxjerrin klubin në shitje.

Më saktësisht, është përllogaritur dhe është vendosur çmimi dysheme i aksioneve, prej nga mund të nisë shitja. Sipas “shkodraëeb”, vlera e Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a., e përllogaritur për efekt shitje të aksioneve apo privatizim, nuk mund të jetë më e vogë se 507 milionë lekë të vjetra.

Shitja në ankand, bazuar në dokumentacionin ligjor dhe teknik, do të jetë një konkurrim për vlera të ofertave më të mëdha se 507 milionë lekë të vjetra. Në këtë përfundim ka arritur kompania audituese “Albanian Audit Partnes SHPK”, e cila ka dorëzuar raportin e detajuar në Bashkinë e Shkodrës.

Raporti me 58 faqe bën një analizë të hollësishme të KF Vllaznia sh.a. dhe arrin në përfundimin se çmimi dysheme nuk mund të jetë poshtë 507 milionë lekëve. Siç shihet edhe nga dokumenti i afishuar në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër në internet, qartësohet situata e Vllaznisë vit pas viti dhe arrihet në një përfundim edhe për vlerën e aksioneve, duke dhënë edhe rekomandimet e mundshme.

Tashmë fati i miratimit (njohjes) së këtij raporti vlerësimi është në dorën e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, në cilësinë e Asamblesë së Përgjithshme të KF Vllaznia sh.a. Por ashtu, në dorën e Këshillit Bashkiak të Shkodrës është edhe miratimi ose jo i privatizimit të klubit.

Related posts

HISTORIKE/ Skuadra kanadeze shpallet për herë të parë kampione në NBA

Delo.autor

E FUNDIT/ Munir prezantohet te Sevilla, zbulohen detajet e kontratës

Delo.autor

Kriza e rezultateve tek Reali, ja mesazhi i Cristiano Ronaldos për t’i qetësuar madrilenët

Q.Autor

Leave a Comment