Futboll Premier League Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Kampionët e Anglisë mposhtin Tottenham dhe ngjitet në vendin e katërt

Liverpooli ka fituar një ndeshje të rëndësishme ndaj Tottenhamit me rezultatin 3-1 në transfertë. Një fitore në momentin dhe kohën e duhur për djemtë e Klopp që kishin 5 takime pa marrë 3 pikë të plota. Trajneri Jose Mourinho doli shumë i zhgënjyer nga ndeshja.

Sfida nisi mirë për vendasit që gjetën golin në minutën e 3′ me anë të Son. Koreano-jugori finalizoi një aksion model, por VAR-i ndërhyri dhe i hoqi golin për punë milimetrash. Liverpooli e shfrytëzoi si duhet, pasi arriti të mbyllte pjesën e parë me avantazhin e 0-1.

Firmino dërgoi topin në rrjetë në minutën e 45’+4′ pas një pasimi të mirë të Manes. Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, Trent-Alexander Arnold çoi rezultatin në 0-2 në minutën e 47′. Ai shfrytëzoi mirë një top të kthyer nga Hugo Lloris dhe e dërgoi në rrjetë. Vendasit reaguan menjëherë me supergolin e Hojbjerg për 1-2 pas dy minutash nga rrjeta e Trent.

Goli i fundit dhe vendimtari u shënua nga Mane pas një gabimi të mbrojtjes. Senegalezi vulosi sfidën për 1-3 në minutën e 65′. Liverpooli lë shumë mbrapa Tottenhamin dhe e sheh veten në vendin e katërt me 37 pikë, 4 më pak se City dhe me një ndeshje më shumë. Ekipi i Mourinhos tashmë është jashtë Europe.

Rastet dhe golat e ndeshjes i ndiqni këtu

Related posts

Mesfushori lë Zvicrën për Shqipërinë, FSHF-ja duhet të veprojë

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ ANDORRËS/ Reja: Ne kemi detyrën që të bëjmë ndeshje me agresivitetin e duhur dhe…

Delo.autor

GATI TË NISË AVENTURË TË RE/ Christian Panucci konfirmon bisedimet me klubin grek

Delo.autor

Leave a Comment