Futboll Seria A

West Hami ofron 35 milionë euro Lazios për mesfushorin brazilian

Klubi anglez West Ham nuk heq dorë nga synimi për të nënshkruar me Felipe Anderson të Lazios. Javën e ardhshme një delegacion i “Hummers” do të udhëtojë drejt Romës për t’u takuar me përfaqësuesit e klubit bardhekaltër, me shpresën se do të gjejnë marrëveshjen e shumëpritur.

Trajneri Manuel Pellegrini, duke parë vështirësitë për të mbërritur të Javier Pastore (ka pagë shumë të lartë), ka vendosur të investohet te 25-vjeçari brazilian, duke u ofruar lazialëve plot 35 milionë euro, plus bonuset.

Mësohet se menaxherët e futbollistit kanë marrë miratimin e drjejtuesve të Lazios për të vijuar bisedimet, por largimi i tij do të lejohet vetëm për një ofertë të mirë. Felipe Anderson pëlqehet shumë edhe nga Chelsea, por West Hami në këto momente është ndjeshëm në avantazh ndaj bluve të Londrës.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Spanja barazon shifrat ndaj Marokut

Sadik.Autor

Skriniar: Kjo është ajo që dua nga 2018-a

Q.Autor

E BUJSHME/ NEYMAR I DËSHPËRUAR: Perez ka gati MEGA-OFERTËN për ta transferuar

Isa.Autor

Leave a Comment