Futboll La Liga Sport

Xavi: Dembele është si Maradona dhe Pele

Legjenda e FC Barcelona-s Xavi Hernandez beson se një nga talentet më premtues të ish-ekipit të tij bën gjëra me topin që mund t’i bënin lojtarë si Zinedine Zidane dhe Pele.

Spanjolli po pret me padurim të shikojë sesi do të zhvillohet talenti Francez Ousmane Dembele te Barça pas transferimit nga Borussia Dortmund për 140 milionë euro.

“Ai ka ardhur në një klub ku presioni është i madh, kur ai ka nevojë për kohë që të piqet,” shprehet Xavi për Journal Du Dimanche.

“Barça është një sfidë e madhe për një lojtar të ri, por përulësia e tij është një favor.

“Ai bën gjëra të njëjta me Di Stefano, Pele, Cruyff, Maradona apo Zidane në një kohë kur loja nuk të jep shumë kohë për t’u menduar, si atëherë.”

21-vjeçari aktualisht është me Francën në Kupën e Botës.

Related posts

SHQIPËRIA NË EURO 2024/ Ja cilët numra do të mbajnë në fanella kuqezinjtë. Manaj merr atë të shokut të ngushtë, Broja atë të…

F.autor

REKORD NË BOTËRORIN 2022/ Një i panjohur shkruan historinë në Amerikën e Jugut, 2 gola në 88 sekonda (VIDEO)

Delo.autor

“PAS 3 DITËSH PUSHIMI/ Andrea Pirlo merr lajmin e mirë. Futbollisti i bashkohet stërvitjeve “bardhezi”

Delo.autor

Leave a Comment