Futboll Sport

ÇUDIRAT AMERIKANO-JUGORE/ Kilit i hiqet trofeu i Copa America pas…

Futbolli në Amerikën e Jugut vuan nga probleme të mëdha dhe kjo kuptohet qartë edhe nga rrëmuja që bën konfederata e futbollit amerikano-jugor, Conmebol, që herë pas here ndryshon rregullore e shpik rregulla.

Kështu, këtë vit në Copa America nuk do ketë fare shtesa në çerekfinale, por direkt e te penalltitë, një rregull që në fakt nuk ekzistonte deri më sot, por u mor vesh kur Brazili e Paraguai shkuan te penalltitë në mbrëmjen e së enjtes.

Tani Conmebol dhuron perlën e radhës: Kili fitoi Copa America në 2015, e fitoi edhe në 2016, por kjo e dyta nuk i konsiderohet më si trofe zyrtar!

“Copa América Centenario ishte një turne i organizuar për të përkujtuar dhe festuar 100-vjetorin e Copa Amerika, është një trofe i fituar, por nuk është Copa America dhe Kilit nuk do t’i llogaritet sikur ka fituar dy herë rresht Copa America”, sqarojnë zyrtarë të Conmebol.

Kili do ta mbajë trofeun në vitrinën e vet, por jo si Copa America, por si trofeu i një turneu unik, që do të përsëritet vetëm shekullin e ardhshëm. Me pak fjalë, për 3 vite Kili është mburrur kot, sepse tashmë nuk quhet më dy herë kampion i Amerikës së Jugut!

Related posts

Formacionet zyrtare: Wigan – City

Q.Autor

“PLESHTI” ËSHTË NJË “JASHTËTOKËSOR”/ Tifozi “çmend” Messin: Të dua më shumë se babain tim (VIDEO)

Delo.autor

NJS RIVAL MË PAK PËR BROJËN/ Çelsi gati të çojë në Arabinë Saudite sulmuesin e skuadrës

F.autor

Leave a Comment