Futboll Seria A Sport

Yonghong Li ndodhet në Londër, Milan kërkon të tjerë aksionerë

Siç është raportuar tashmë, një pjesë e drejtuesëve kuqezinj kanë udhëtuar dje në Londër. Marco Fassone, David Han Li dhe Lorenzo Giorgetti kanë fluturuar drejt kryeqytetit anglez.

Aryeja e këtij udhëtimi mendohet të jetë për të gjetur një mundësi për të ri financuar  borxhin me fondin Elliott, por edhe për të takuar kompanitë që janë të interesuara për të blerë aksionet e Milan. Gazeta La Repubblica raporton se këtë mëngjes në Londër ka udhëtuar  edhe Yonghong Li, presidenti aktual i klubit. Biznesmeni kinez ka zhvilluar një takim me drejtuesin e Goldman Sachs, por është takuar gjithashtu me blerës potencialë. Bisedimet po vazhdojnë me dy ose tre grupe amerikane që po ndjekin çështjen e Milan-it për muaj të tërë. Synimi i këtyre grupeve është të marrin aksionet e shumicës në rast të një largimi të mundshëm të Mr Li, pas dështimit për t’i kthyer fondit Elliott paratë e huazuara.

Presidenti i Milan gjithashtu duhet të bëjë pagesën e këstit të fundit prej 32 milionë eurosh të rritjes së kapitalit deri nesër. Nëse nuk arrin ta bëjë këtë, atëherë situata kalon në favor të Elliot. Yonghong Li do të ketë edhe disa ditë kohë në dispozicion për t’i kthyer shumën fondit të drejtuar nga Paul Singer, i cili nëse sipërmarrësi kinez nuk është gjendje të rikthejë shumën, mund të marrë drejtim klubin duke i përjashtuar aksionerët e tjerë.

Related posts

E BUJSHME/ Barcelona dhe Manchester United planifikojnë shkëmbinin e “rrezikshëm”, befasohet Derbi i Italisë

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Nainggolan sfidon COVID-19: Pas kësaj karantine do të luaj deri në…

Delo.autor

BAYER LEVERKUSEN-JUVENTUS/ Sarri me “artileri” të rëndë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment