Futboll Seria A Sport

INTER ÇLIROHET PËR GJENDJEN E YLLIT LUKAKU/ Por tani vendos Conte dhe klubi mbi sfidën ndaj Sampdoria

Një psherëtimë lehtësimi në Inter. Sipas asaj që raportohet nga Sky Sport, Romelu Lukaku iu nënshtrua testeve instrumentale ditën e sotme, pasi doli në ndeshjen kundër Crotone për një problem muskulor.

Nga rezultati i njoftuar, nuk u shfaq asnjë lëndim serioz. Belgu mund të udhëtojë për në Xhenova, pavarësisht se nuk është ende në 100% dhe se sot nuk është stërvitur.

Sidoqoftë, është e vështirë të kuptohet, për momentin, nëse klubi do të dëshirojë ta kursejë atë plotësisht në funksion të ndeshjes në Romë kundër verdhekuqve të dielën e ardhshme.

Për zëvendësimin e tij, Perisic duket se është përpara Sanchez për momentin, edhe pse kiliani është kthyer nga dëmtimi.

Related posts

Marrëveshja e re Inter-Icardi, zbulohen qëndrimet mes palëve

Q.Autor

ZYRTARE/ Afrimi i 10-të në merkato, te Bylisi vjen një fantazist brazilian

F.autor

NIS FAZA PËRGATITORE TEK REAL MADRID/ Hazard prezantohet me Zidane dhe shokët e skuadrës

Delo.autor

Leave a Comment