Futboll Premier League Sport

SANE PËSOI DËMTIM NË SUPERKUPËN E ANGLISË/ Bayern hedh sytë nga tregu italian, kërkon yllin…

Bayern Munich ishte shumë pranë transferimit të Leroy Sane. Mirëpo dëmtimi që pësoi në finalen e “Community Shiel ndaj Liverpulit, do ta lejë futbollistin 6 muaj jashtë fushave.

Për këtë arsye drejtuesit e skuadrës bavareze vendosën të heqin dorë nga ky transferim, dhe tani kanë hedhur sytë nga tregu italian, dhe po kërkojnë të marrin shërbimet e Ivan Perisic nga skuadra e Inter.

Pasi e provoi në disa skema, Perisic nuk arriti ta bind trajnerin Conte, dhe e ka vënë kroatin në shitje.

“Zikaltërit” po negociojnë me klubin gjerman për transferimin e 30 vjeçarit në formulën e huazimit me të drejtë blerje.

Gjatë ditëve të ardhshme mund të ketë zhvillime të reja, pasi nuk shihet të ketë pengesa të pakalueshme në bisedimet mes palëve për transferimin e Perisicit nën urdhrat e bashkëkombësit të tij, Niko Kovac.

Related posts

Robert Lewandowski largon zërat e merkatos: Mendoj vetëm për Bayern…

Q.Autor

DASHURI NË PARIS/ Propozim për martesë para Lojërave Olimpike, ajo tha po

F.autor

LIVE/ Porto-Liverpool, Militao ngushton shifrat për vendasit

Delo.autor

Leave a Comment