Futboll Sport

Zbulohet shuma e parave që do të fitojë Januzaj dhe lojtarët tjerë të Belgjikës nëse fitojnë Botërorin

Zbulohet çmimi që mund të fitojnë 23 futbollistët e Belgjikës në rast se fitojnë kampionatin botëror.

Në mesin e emrave të mëdhenj janë Hazard, Lukaku, Batshuayi, Carrasco e De Bruyne është edhe ylli nga Kosova, Adnan Januzaj.

Federata e Futbollit të Belgjikës ka konfirmuar se kanë ndarë një shpërblim prej 445 mijë eurove për kokë të lojtarëve në rast se arrijnë ta fitojnë Kupën e Botës.

E nëse do të ndodhte, atëherë Januzaj me shokë do ta shtonin pasurinë e tyre me këtë shumë parash.

Ky shpërblim i belgëve është njëri nga më të mëdhenjtë që kanë ofruar federatat e futbollit për lojtarët e Kombëtareve

Kjo është hera e 12-të e Kombëtarjes së Belgjikës që siguron pjesëmarrjen në një Kampionat Botëror.

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton në formë për sezonin e ri, poston FOTON surprizë

Delo.autor

Gomez bëhet problematik, kërcënon se nuk do të stërvitet me Milanin

Q.Autor

I THUR ELOZHE TALENTIT TË KOMBËTARES/ Ish-sulmuesi Luçi: Broja më i suksesshmi që ka lindur Shqipëria

Delo.autor

Leave a Comment