Futboll Sport

Ansi Agolli “harron” Tiranën, ishi bardheblu rinovon me skuadrën e tij

Ansi Agolli edhe pse është 35 vjeç, duket se nuk ka ndërmend të kthehet te skuadra e Tiranës, duke e mbyllur karrierën aty. Agolli sapo ka rinovuar kontratën e me skuadrën ku luan aktualisht, Qarabag-un në Azerbajxhan. Mbrojtësi shprehet se Azerbajxhani është bërë si shtëpia e tij e dytë.

“U deshën vetëm dy sekonda për të rinovuar! Jam shumë i lumtur që lajmëroj se do të jem edhe për një vit te Karabak, që është bërë si shtëpia ime e dytë tashmë. Premtoj që do vazhdoj të luaj me të njëjtën grintë që kam treguar këto 8 vite këtu. Do të japim gjithçka që të ndërtojmë mbi suksesin e vjetshëm, dhe të arrijmë rezultate edhe më të mira këtë sezon”, ka thënë Agolli.

Related posts

E RALLË/ LIVERPOOLI kërkon PERFEKSIONIN/ Punësonë një trajner për rivëniet anësore

Isa.Autor

DËMTIMI I ROMANJOLIT/ Ja sa do të mungojë kapiteni kuqezi…

Isa.Autor

Klubi i superiores largon trajnerin/ “Timonieri” shkodran ikën pas mbledhjes me drejtuesit

Sadik.Autor

Leave a Comment