Futboll La Liga Sport

Zidane-Perez, presidenti i Realit “nxjerr” inatin te djali i Zizusë

Presidenti i Real Madridit Florentino Perez nuk ndihet shumë i qetë nga dorëheqja e papritur e Zinedine Zidane. Me emërimin e teknikut të ri të “Los Blancos” Julen Lotegui, Perez ka marrë në dorë merkaton e ekipit mbretëror.

Në Spanjë aludohet se presidenti spanjoll në shenjë hakmarrjeje i ka kërkuar djalit të legjendës së Francës ,Lucas Zidane të aplikojë për ekip të ri.

Portieri francez është pjesë e formacionit të të rinjve madrilen, por loja dhe statura e tij nuk i kanë lënë përshtypje pozitive Perezit, që këmbëngul për një portier të kalibrit si De Gea apo Courtois. Mediat spanjolle pretendojnë se Zidane u detyrua të linte stolin e 13-herë kampionëve të Europës pasi kërkoi që për ndërtimin e ekipit të ri duhej të largoheshin Cristiano Ronaldo dhe Gareth, por Perez nuk ka pranuar t’i hedhë poshtë dy yjet madrilenë.

 

Related posts

GJYSMËFINALJA MILAN-LAZIO/ “Bomberi” Piatek mund të kapë dy skuadra me një…

Delo.autor

MBLIDHET SKËNDERBEU/ Ja vendimi që pritet të marrin lojtarët

Isa.Autor

E RRALLË NË FUTBOLL/ Djali i trajnerit Pochettino arrin akordin me Tottenham

Delo.autor

Leave a Comment