Futboll Sport

TEUTA-VENTSPILS/ Tjetër mundësi shënimi nga Nikaç, durrsakët “flirtojnë” me golin (VIDEO)

Përmbysja e rezultatit 3-0 për Teutën është një mision i vështirë, por jo i pamundur. “Djemtë e detit” kanë zbritur në fushë  në orën 17:00 në fushën e lojës për të luajtur sfidën e kthimit të raundit të parë paraeliminator të Ligës së Europës.

Letonezët e Ventspils vijnë me fitoren 3-0 në duelin e parë, por të besuarit e trajnerit Shkëmbi kanë besim dhe janë optimist se mund t’ia dalin. Tekniku korçar ka bërë publik edhe formacionin zyrtar që do të hedhë në fushën e lojës për të kërkuar mrekullinë.

Ndryshe nga sfida e parë, Shkëmbi ka ulur në stol Prognin, duke preferuar një skemë me 2 sulmues, ku Nikaç dhe Bushiç, do të jenë në majë të sulmit. Gjithashtu nga minuta e parë starton edhe Avdyli, i cili mungoi në sfidën e parë.

Kjo përballje do të gjykohet nga një treshe arbitrash nga Izraeli, me kryesor Erez Papir, teksa ndihmësa të tij do të jenë Matityahu Yakob dhe Valentyn Kuzhevski.

Teuta kërkon me ngulm golin e avantazhit. Kallaku kroson nga këndi, për Arapin, i cili kërcen sipër të gjithëve, por nuk shënjestron siç duhet portën.  Tjetër mundësi shënimi për Teutën. Pas një krosimi mjaft të bukur të Avdylit, Nikaç ul bukur me gjoks, provon me majën e këmbës, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri.

 

Related posts

LIVE/ “El Clasico”: Mbyllet super ndeshja Barcelona-Real Madrid. Rezultati 1-3

Delo.autor

DJALLËZIA E KLUBIT GJERMAN/ Si e mashtroi Lazion me e-mail fals për futbollistin serb

Delo.autor

KOMBËTARJA U-19/ “Kuqezinjtë” e Cungut mposht me GOLEADË Kukësin në miqësore

Delo.autor

Leave a Comment