Futboll Sport

Zvicra tregon “dhëmbët” dhe kalon pa probleme Japoninë në Lugano (VIDEO)

Zvicra nuk di të ndalet. Pas barazimit 1-1 të arritur 3 qershorin e kaluar me Spanjën, zviceranët kanë marrë një tjetër rezultat pozitiv. Shaqiri me shokë, në fakt, kanë mundur 2-0 Japoninë në miqësore e zhvilluar në Lugano pasditen e sotme.

Vendasit kanë zhbllokuar ndeshjen me një penallti të Rodriguez tri minuta para fundit të pjesës së parë dhe e kanë mbyllur atë me golin e Seferovic, në minutën e 82-të.

Kjo ka qenë humbja e tretë radhazi e pësuar nga Japonia, që do ta fillojë aventurën në Rusi 19 qershorin e ardhshëm kundër Kolumbisë, ndeshje e vlefshme për Grupin H.

Zvicra, nga ana e saj, është pjesë e Grupit E dhe ndeshjen e parë në Kupën e Botës do ta zhvillojë kundër Brazilit më 17 qershor.

https://www.youtube.com/watch?v=zuLJG2RYltc

Related posts

Sampaoli: Do t’i tregojmë botës kush është Argjentina, Messi do dëfrehet

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Armando Broja mbetet pa trajner, Çelsi shkarkon Tuhelin pas disfatës në Champions

F.autor

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Luka Modric: Për ne është çelësi i suksesit, do bëjmë një…

Delo.autor

Leave a Comment