Futboll Sport

ZYRTARE/ Nis aventurë të re, fantazisti Marin firmos me skuadrën e sulmuesit të Kombëtares…

Aventurë e re për fantazistin e njohur, Marko Marin. 32-vjeçari ka firmosur kontratë me skuadrën e Ferencvaroshit, nga ku do të bëhet shok ekipi edhe me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi hungarez me anë të postimeve në kanalet e saja zyrtare.

Më parë Marko Marin ka qenë pjesë edhe e Çelsit, Fiorentinës, Sevijas, Verder Bremen, Anderleht, Trabzonspor, Borusia Mysheglabah, Al-Ahli, Crvena Zvezda dhe Al-Red.

Në palmaresin e tij, Marko Marin ka dhe dy Europa Liga të fituara në sezonin 2012/2013 me Çelsin dhe 2013/2014 me Sevijan.

Related posts

MORI VENDIMIN PËR TË MOS MBYLLUR KARRIERËN/ Maradona thur elozhe: Daniele më ka mbushur përsëri shpirtin…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Objektivi i Juventus nuk fal, Wolves në avantazh ndaj Olympiacos (VIDEO)

Delo.autor

BËN POLEMIKË PARA ÇMIMIT/ Carles Rexach: Më mirë 5 “KËPUCË TË ARTË”, sesa 5…

Isa.Autor

Leave a Comment