Futboll Sport

ZYRTARE/ Ja kush do të jetë zëvendësi i Skënder Gegës te Partizani

Zyrtarizimi i trajnerit Skënder Gega në krye të Partizanit është pasur nga një intensitet i madh zhvillimesh në kampin e kuq. Nesër pritet nënshkrimi zyrtar me Artur Maganin, djalin 23-vjeçar i trajnerit Gugash Maganit, ndërkohë që bëhet e ditur se është marr vendimi edhe për zëvendësin e Gegës në stol.

Burime të sigurta pranë ekipit të “kuq” bëjnë të ditur se është vendosur që Genc Mahmutaj, që deri para pak ditësh ka qenë trajneri i Partizanit B, të jetë pikërisht zëvendës trajner i ekipit të parë për sezonin e ardhshëm, duke mbyllur këtë pozicion për Klevis Dalipin që e ka mbajtur para se të merte drejtimin e plotë të skuadrës sezonin e shkuar.

Mahmutaj drejtoi skuadrën ditën e djeshme, pasi u zyrtarizua largimi i Dalipit nga stoli i ekipit.

 

Related posts

Milan, Kaladze: Gattuso ka transmetuar karakterin e tij tek ky ekip

Q.Autor

FRANCË – GJERMANI/ Zhbllokohet rezultati, Toni Kroos shënon nga penalltia (VIDEO)

Isa.Autor

PO BËHET VIRALE/ “Vidhet” Atalanta e Gjimshitit, anulimi i golit të barazimit tërbon Gasperinin (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment