Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Nisin përgatitjet, Partizani stërvitet pa dy titullarët. Ja emrat…

Partizani nuk pushoi dje, por Mehmeti i zbriti të tijtë në fushë për t’u stërvitur.

Gjithsesi, seanca e djeshme nuk ishte me karakter fizik dhe taktik, por u vendos në funksion të lojtarëve, që luajtën më shumë minuta ndaj Skënderbeut, për të relaksuar muskujt dhe për të reduktuar lodhjen.

Në këtë seancë rehabilitimi mungonin Andi Hadroj dhe Xhuliano Skuka.

Të dy lojtarët luajtën të sforcuar në ndeshjen me Skënderbeun për shkak se patën pësuar dëmtime në kavilje në betejën ndaj Dinamos, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës.

Duke parë gjendjen e tyre jo të mirë fizike, Mehmeti dhe stafi mjekësor e kanë parë të arsyeshme t’i lënë pushim dy lojtarët, teksa edhe nesër ata nuk do të impenjohen me aktivitet fizik.

Mungesa në stërvitjen e sotme është në funksion të rikuperimit të plotë dhe prania e Skukës dhe Hadrojt në fushë ndaj Vllaznisë nuk është në dyshim.

Ky është pa dyshim një lajm i mirë për Mehmetin, i cili nuk pritet të ketë asnjë mungesë për këtë ndeshje dhe të luftojë ndaj shkodranëve me artileri të plotë.

Ndërkohë, ditën e sotme Partizani nuk do të zbresë në fushën e stërvitjes, por të gjithë do të jenë pushim. Nesër nis misioni për fitimin e betejës me shkodranët.

Të dyja skuadrat vijnë nga rezultate pozitive në ndeshjet e fundit. Vllaznia mposhti me “poker” Teutën, ndërsa Partizani përmbysi Skënderbeun në transfertë.

Related posts

“UNË I KAM FITUAR PESË LIGA TË KAMPIONËVE, ATA ASNJË”/ Ronaldo është armiku më i madh i Atleticos (FOTO)

Delo.autor

GAFA ME HIMNIN E SHQIPËRISË/ Griezmann komenton: Gabim i rëndë, edhe ne do të…

Delo.autor

Spanja dhe Italia të ‘çmendur’ pas mesfushorit të kombëtares shqiptare

Q.Autor

Leave a Comment