Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Javier Pastore prenoton vizitat mjekësore tek klubi i madh italian

Roma pritet të kryejë vizitat mjekësore të Davide Santon dhe Nicolo Zaniolo ditën e hënë, një ditë më pas është radha e Javier Pastore.

Ujqërit vazhdojnë të jenë shumë aktivë në merkato këtë verë pasi kanë blerë Justin Kluivert, Bryan Cristante, Ante Coric dhe Ivan Marcano.

Sipas Sky Sport Italia, një marrëveshje është arritur me Paris Sain-Germain për të blerë Pastore për 18-20 mln euro plus bonuse, që në total do të shkonin 24 mln euro.

Lojtari argjentinas pritet të mbërrijë ditën e hënë në kryeqytetin italian dhe do të kryejë vizitat mjekësore ditën e martë në klinikën Villa Stuart.

Ndërsa Santon dhe Zaniolo do t’i kryejnë ditën e hënë, si pjesë shkëmbimi e operacionit Nainggolan, i cili do të shkojë tek Inter.

Related posts

GAFA E SULMUESIT KAMERUNAS/ Gabimisht publikon VIDEO nga shtrati me të dashurën

Delo.autor

Buffon arrin akordin me PSG, por transferimi varet nga UEFA

Sadik.Autor

(FOTO) Pele ngrihet sërish në këmbë, por me paterica

Q.Autor

Leave a Comment