Futboll Sport

Roberto Carlos “shpërfill” Nejmarin dhe tregon liderin aktual të Brazilit

Ndërsa të gjithë i kanë sytë te Neymar, Roberto Carlos beson se Philippe Coutinho është duke u konfirmuar si lojtari më i rëndësishëm për Brazilin në Kupën e Botës. Ish-ylli i Seleçaos ka mbetur i mahnitur nga Coutinho, i cili deri tani ka shënuar dy gola tepër të rëndësishëm kundër Zvicrës dhe Kosta Rikës, duke ndihmuar skuadrën e tij të grumbyllojë 4 pikë në dy ndeshjet e para në grup.

Sipas Roberto Carlos meritë për këtë që po tregon mesfushori i Barcelonës ka edhe trjaneri Tite, që po arrin të nxjerrë më të mirën nga Coutinho. Duke shkruar një editorial në “Sunday People”, ish-kampioni i botës thotë: “Më pëlqen shumë të shoh këtë djalë duke luajtur. Është fantastic me topin, por edhe i zgjuar kur nuk e ka atë. Është shumë i zoti për të gjetur pozicionin ideal në fushë”.

“Të gjithë flasin për Neymar, por Coutinho po tregon se është gjithashtu një lojtar tepër i rëndësishëm për Brazilin. Kur mbrojtësit kundërshtarë përqendrohen te Neymar ai del në skenë dhe vendos ndeshjen”.

Brazili nuk e nisi edhe aq mirë Botërorin, duke barazuar 1-1 me Zvicrën në ndeshjen e parë në grup, e më pas iu desh të priste deri në minutën e fundit të kohës së rregullt për të gjetur golin kundër Kosta Rikës. Por për Roberto Carlos, cilësitë individuale të brazilianëve i bëjnë ata kandidatë kryesorë mbi të tjerët për të fituar Botërorin e parë që prej vitit 2002.

“Gjithsesi betem shumë optimist për mundësitë tona në Rusi”, thotë ish-madrileni. “Cilësitë individuale të lojtarëve tanë, kombinuar me organizimin e skkuadrës, na bëjnë ne skuadrën për t’u mundur. Por fillimi ka qenë më i ngadaltë se sa e prisnim dhe duhet të bëjmë një punë të shkëlqyer kundër Serbisë të mërkurën”.

Related posts

“KREU MARRËDHËNIE SEKSUALE NË TUALET”/ Futbollisti denoncon personat që i nxorën VIDEO-n

Delo.autor

“KULUSEVSKI ËSHTË NJË BLERJE QË PREMTON TË ARDHMEN”/ Flet Fabio Paratici: Mendoj se merkato jonë është…

Delo.autor

RONALDO jo vetëm e “tradhtoi”, por i rrëmbeu edhe fizioterapistin REALIT

Isa.Autor

Leave a Comment