Futboll Sport

ZYRTARE/ Luante me Bledi Shkëmbin, Gavazaj firmos me Feronikelin

Alush Gavazaj ka arritur marrëveshjen me Feronikelin. Ish-mesfushori i Lirisë së Prizrenit ka vendosur të vijojë aventurën me ekipin që drejtohet nga trajneri Sulejman Starova. Lajmi është bërë me dije nga vetë klubi bardhjeshil përmes një njoftimi në kanalin zyrtar.

“Pas përforcimeve të bëra në mbrojtje e sulm, Feronikeli po e rrit edhe nivelin e mesfushës.
Transferi më i ri i Feronikelit është mesfushori Alush Gavazaj, i cili në stinorin e kaluar ka luajtur për Lirinë e Prizrenit.
Gavazaj është 23 vjeçar, megjithatë karriera e tij ka filluar shumë herët.
Përveç Lirisë, ai ishte pjesë edhe e Korabit të Peshkopisë, Tërbunit të Pukës, KF. Tiranës, FK. Bylis Ballsh dhe Shkëndijës së Tiranës”, shkruhet në njoftimin e klubit të Feronikelit.

Kujtojmë që sezonin e shkuar, mesfushori ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit që drejtohej nga trajneri Bledi Shkëmbi. Tashmë ai ka vendosur të nisë një aventurë të re me ekipin e Feronikelin, që drejtohet nga trajneri Sulejman Starova.

Related posts

JUVENTUS BËN GATI OFERTËN PËR DYBALAN/ Ja shuma faraonike që mund të përfitojë ylli argjentinas…

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NË MERKATO/ Arrihet akordi, Mbappe pranon të veshë fanellën e Real Madrid

Delo.autor

BEFASIA/ Për herë të parë pas 12 vitesh, ja çfarë po ndodh me NEYMARIN në “Topin e Artë” (FOTO

Isa.Autor

Leave a Comment