Futboll Sport

Zyrtare/ Merkato e Flamurtarit: Dy rinovime dhe një largim

Në Vlorë ka shumë pikëpyetje dhe më e madhja lidhet me trajnerin e ri. Gjithsesi shumë shpejt gjërat pritet të sqarohen. Në klub po mendojnë për të rinovuar kontratat me disa prej titullarëve të sezonit të shkuar. Por ka edhe nga ana që nuk janë në plane.

Mes tyre është sulmuesi Igor Nedeljkoviç, që nuk është se dha diçka në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar. Sulmuesi serb ka marrë lejekalimin në klub sikurse shkruan “Panorama Sport”, ndaj edhe çdo trajner që vjen do i bëjë planet pa të.

RINOVIMET DHE ALIMI – Me Danilo Alves thuhet se është gjetur gjuha e përbashkët dhe do të rinovojë, por ende nuk firmë në kontratë me brazilianin. Tre lojtarë nga sezoni i shkuar janë në listën e drejtuesve për sezonin e ardhshëm. Njëri është mbrojtësi i djathtë Goran Siljanovski, i cili ka bërë paraqitje të mira me Flamurtarin, duke qenë një nga pikat më të forta të skuadrës.

Vlerësime pozitive ka pasur edhe për Muhamedin Useinin, mesfushorin qendror të marrë nga Renova në verë. Për të ka ardhur edhe konfirmimi nga klubi dhe është rinovuar kontrata. Së bashku me të ka rinovuar edhe Emiljano Musta, i cili kishte një ofertë nga Kukësi, por në fund vendosi të nënshkruante me Flamurtarin kontratën e re. Pacult e donte në skuadër.

Edhe Pollozhani është në planet e klubit, ndërkohë  që synimi kryesor për momentin në merkato është Armend Alimi. Organizatori i Shkëndijës së Tetovës nuk ka rinovuar me kampionët e Maqedonisë dhe sipas “Sport Ekspres” është Jeton Beqiri ai që po kryen bisedimet me mesfushorin për llogari të Flamurtarit.

Sikurse raportohet në media, ai pritet të kthehet në klub sërish dhe normalisht që me lojtarët në Maqedoni mund të bëjë më shumë se të tjerët për t’i bindur. Misioni i tij i parë është të bindë Alimin, titullar i padiskutueshëm dhe autor i shtatë golave me Shkëndijën sezonin e fundit. /

Related posts

PROBLEMET ME DËMTIMET/ Partizani humbet dy mbrojtësat për derbin ndaj Dinamos

Delo.autor

ISH-KAPITENI I UNITEDIT/ Rooney: Ishte ky problemi që çoi në shkarkimin e Mourinho nga Man United…

Delo.autor

Subasic: Jemi gati për betejë, ky është rasti i artë për Kroacinë

Isa.Autor

Leave a Comment