Futboll Sport

Zyrtari rus: Botëror për huliganët, 20 kundër… (FOTO)

Kërcënimet e huliganëve rusë kanë qenë të shumta para Botërorit që do të nisë më 14 qershor, madje ndaj tifozëve anglezë ka pasur edhe kërcënime me jetë.

 Para kësaj situate, edhe pse shumë kërkojnë të ulin tensionet, nënkryetari i Parlamentit rus, Igor Lebedev ka dalë kundër rrymës duke bërë një deklaratë të çuditshme.

Politikani rus ka propozuar që përplasjet mes huliganëve të kthehen në evente të mirëfillta nëpër stadiume dhe propozimi i tij është mbështetur edhe nga spiunia ruse Anna Chapman.

Lebedev është një ultranacionalist dhe një mbështetës i flaktë i Putin. “Tifozët anglezë do të vijnë këtu dhe do të fillojnë të mburren. Ne duhet t’u përgjigjemi se jemi gati dhe të shihemi në stadium 20 kundër 20, por pa armë”, tha Lebedev, i cili thotë më tej se tifozët rusë nuk janë huliganë, por luftëtarë dhe sipas tij, sherret mund të kthehen në sport.

 

Related posts

SULMI NDAJ ALLEGRIT/ “Il Mattino”: Nuk e di se çfarë është turpi, këtë herë…

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Suedia ndëshkon Francën pas 4 minutash lojë, “shpërthen” Pogba (VIDEO)

Delo.autor

KËRKOHEJ ME NGULM NGA MILAN/ Drejtori sportiv i “Zikaltërve” ndjek nga afër talentin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment