Futboll Sport

Lojtari anglez zbulon problemet me depresionin

Lojtari i përfaqësueses angleze Danny Rose është shprehur se vitin e kaluar ka vuajtur nga depresioni.

“Nuk është sekret që gjatë sezonit të fundit kam kaluar një moment të vështirë te Tottenham,” shprehet mbrojtësi i majtë për gazetarët anglezë.

Ai e ka pasur të vështirë të përballojë psikologjikisht problemet me gjurin. Por dëmtimit i janë shtuar edhe gjëra të tjera si vetëvrasja e xhaxhait të tij si dhe ofendimet raciste ndaj mamasë së tij.

“Jam diagnostikuar me depresion. Deri tani nuk e dinte njeri. Kishte momente që nuk doja të luaja më futboll. Nuk e mbaj mend se sa ilaçe kam pirë, se sa gjilpëra kam bërë vetëm për të qenë gati për Tottenham.”

Rose dy ditë më parë bëri bujë me deklaratat e tij, ku ka udhëzuar familjen e tij të mos udhëtojë në Rusi për shkak të racizmit të madh që ekziston. Gjithsesi ai ndihet i lumtur që është pjesë e Anglisë.

“Anglia ka qenë shpëtimi im. Nuk e di si mund t’i falënderoj mjekët dhe trajnerin.”

Related posts

Bisedimet e fundit, te Ferrari ka pozitivitet për të ardhmen e Formula 1

Sadik.Autor

TIRANA “POKER” NË KUPËN E SHQIPËRISË/Flet trajneri Mema: Nuk punohet nën presion, “Demave” i bëmë…

Delo.autor

E BUJSHME NË ANGLI/ Solskjaer synon të sjellë tek “Djajtë e Kuq” objektivin e portugezit…

Delo.autor

Leave a Comment