Futboll Sport

​Gabigol i përgjigjet De Boer, e thumbon keq

Ish trajneri i Interit Franck De Boer ka dhënë disa këshilla për Gabriel Barbosën, sulmuesin brazilian që pati mundësi ta trajnojë për sa kohë ishte te zikaltrit

“Ai duhet të punojë dhe të tregojë me punë se sa futbollist i mirë është dhe jo të sillet si një superstar”, deklaroi De Boer në një media braziliane.

Me njëherë ka reaguar edhe ylli brazilian që është në pronësi të Interit, por që është huazuar te Santos në Brazil, në kërkim të formës më të mirë.

Qartësisht e kuptueshme që nuk i kanë pëlqyer fjalët e ish trajnerit, Gabigol ka zgjedhur që të ironizojë në mënyrë diplomatike këshillat e De Boer, duke nxjerrë në pah eksperiencat e tij negative.

“Kam dëgjuar deklaratat e tij dhe i respektoj shumë. E kam pasur trajner te Interi dhe është larguar që aty. Më pas drejtoi një skuadër angleze për pak javë, por gjithsecili ka opinionin e tij. Unë me të kemi pasur një raport mjaft të mirë dhe besoj se ka dashur të më këshillojë”, deklaroi braziliani nga një konferencë për shtyp e skuadrës së Santosit.

Related posts

REAL MADRID NUK HEQ DORË NGA YLLI FRANCEZ/ Ja oferta “GALOPANTE” e “Djajve të Kuq” për kartonin e Pogba

Delo.autor

FINALJA/ Sevilla ngre TROFEUN e EUROPA LEAGUE…sërish! Interi i pafat e “pëson” nga autogoli

Delo.autor

Milani bën “pazar” tek skuadra e Atalantës kërkon mbrojtësin anësor

Q.Autor

Leave a Comment